Jeremia Chapter 42 ALB Bible Verse Images

Jeremia 42 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 42 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 42:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë krerët e forcave, Johanani, bir i Kareahut, Jezaniahu, bir i Hoshajahut, dhe tërë populli, nga më i vogli deri te më i madhi, u afruan

Jeremia 42:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thanë profetit Jeremia: "Oh, arriftë lutja jonë para teje dhe lutju Zotit, Perëndisë tënd, për ne, për tërë këtë mbeturinë (sepse nga shumë që ishim kemi mbetur pak, si po e vë re me sytë e tu),

Jeremia 42:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të na tregojë udhën nëpër të cilën duhet të ecim dhe atë që duhet të bëjmë".

Jeremia 42:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Profeti Jeremia u tha atyre: "E mora vesh! Ja, do t’i lutem Zotit, Perëndisë tuaj, sipas fjalëve tuaja dhe do t’ju bëj të ditur tërë ato që Zoti do t’ju thotë; nuk do t’ju fsheh asgjë".

Jeremia 42:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata i thanë Jeremias: "Zoti le të jetë dëshmitar i vërtetë dhe besnik kundër nesh, po qe se ne nuk do të veprojmë sipas çdo fjale që Zoti, Perëndia yt, do të dërgojë të na thotë nëpërmjet teje.

Jeremia 42:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qoftë përgjigjja e tij e pëlqyer ose e papëlqyer, ne do t’i bindemi zërit të Zotit, Perëndisë tonë, tek i cili po të dërgojmë me qëllim që të na vinë të mira duke iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tonë".

Jeremia 42:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas dhjetë ditësh ndodhi që fjala e Zotit iu drejtua Jeremias.

Jeremia 42:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai thirri Johananin, birin e Kareahut, tërë krerët e forcave që ishin bashkë me të dhe tërë popullin, nga më i vogli deri te më i madhi,

Jeremia 42:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, tek i cili më dërguat me qëllim që t’i paraqitja lutjen tuaj:

Jeremia 42:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Në rast se vazhdoni të rrini në këtë vend, unë do t’ju vendos dhe nuk do t’ju shkatërroj, do t’ju mbjell dhe nuk do t’ju çrrënjos, sepse po pendohem për mjerimin që kam sjellë mbi ju.

Jeremia 42:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos kini frikë nga mbreti i Babilonisë, prej të cilit trembeni; mos kini frikë prej tij," thotë Zoti, "sepse unë jam me ju, për t’ju shpëtuar dhe për t’ju çliruar nga dora e tij.

Jeremia 42:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të jem i mëshirshëm me ju me qëllim që edhe ai të jetë i mëshirshëm me ju dhe t’ju bëjë të ktheheni në vendin tuaj".

Jeremia 42:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se, duke mos iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, ju thoni: "Nuk duam të qëndrojmë në këtë vend,"

Jeremia 42:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thoni: "Jo, duam të shkojmë në vendin e Egjiptit, ku nuk do të shikojmë luftë as nuk do të dëgjojmë zërin e burisë dhe as nuk do të vuajmë më nga uria për bukë, dhe aty do të banojmë,"

Jeremia 42:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
e mirë, pra, dëgjoje atëherë fjalën e Zotit, o mbetje e Judës! Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Në rast se me të vërtetë keni vendosur të shkoni në Egjipt dhe shkoni aty për t’u ngulitur,

Jeremia 42:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
shpata nga e cila keni frikë do t’ju arrijë aty, në vendin e Egjiptit, dhe uria prej së cilës kishit kaq frikë do t’ju ngjitet në trup atje në Egjipt dhe aty do të vdisni.

Jeremia 42:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ndodhë, pra, që tërë ata që kanë vendosur të shkojnë në Egjipt për të banuar atje, do të vdesin nga shpata, nga uria apo nga murtaja. Asnjë prej tyre nuk do të mbetet gjallë dhe nuk do t’i shpëtojë kësaj fatkeqësie që unë do të sjell mbi ta".

Jeremia 42:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ashtu si zemërimi im dhe tërbimi im janë derdhur mbi banorët e Jeruzalemit, kështu tërbimi im do të derdhet mbi ju, kur të hyni në Egjipt, dhe do të bëheni objekt nëme, habije, mallkimi, turpi dhe nuk do ta shihni më këtë vend".

Jeremia 42:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O mbetje e Judës, Zoti ju thotë: "Mos shkoni në Egjipt!". Dijeni mirë që sot ju kam paralajmëruar në mënyrë solemne.

Jeremia 42:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju keni përdorur mashtrimin kundër vetes suaj, kur më dërguat tek Zoti, Perëndia juaj, duke thënë: "Lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë ato që ka për të thënë Zoti, Perëndia ynë, na i trego me besnikëri, dhe ne do t’i bëjmë".

Jeremia 42:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë ua bëra të ditur sot; por ju nuk i bindeni zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe asgjëje nga ato që ka dërguar t’ju thotë nëpërmjet meje.

Jeremia 42:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por dijeni mirë, pra, që ju do të vdisni nga shpata nga uria dhe nga murtaja në vendin ku dëshironi të shkoni për të banuar".
Previous Chapter
« Jeremia 41 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 43 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 42 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 42 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 42 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 42 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 42 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 42 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 42 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 42 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 42 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 42 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 42 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 42 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 42 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 42 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 42 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 42 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 42 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 42 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 42 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 42 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 42 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters